Një sezon zhgënjyes deri më tani për Juventusin dhe Allegrin ku rezultatet negative dhe performance e skuadrës le për të dëshiruar.
Autoriteti i Allegrit është lëkundur nga këto ngjarje, duke mos I mjaftuar dhe jeta e tij private ku është ndarë nga e dashura e tij, i shtohen dhe situatat e pakëndëshme tek Juve. Klubi italian është bërë për një psikolog në kuptimin e parë të fjalës.
Bardhezijntë janë mbledhur para ndeshjes me rusët e Zenit dhe marrin këshilla nga një psikolog. Në seancën stërvitore përpara ndeshjes me Zenit në champions, Allegri është parë duke biseduar me Giussepe Vercelli i cili është përgjegjësi psikologjik tek Juventus.
Tekniku italian mendon se zgjidhja për të dal nga kjo krizë është pikërisht seanca psikologjike me një doktor./H.LL/albeu.com