Rey Manaj në Kombëtare? FSHF i shkruan në ditëlindjen e tij

Rey Manaj feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 27-të. Sulmuesit me origjinë nga Lushnja nuk i ka munguar urimi i veçantë as nga Federata Shqiptare e Futbollit, në ditën e tij speciale.

“Sot feston ditëlindjen sulmuesi kuqezi, Rey Manaj! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Gëzuar ditëlindjen Rey!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Manaj është përfolur shumë për një rikthim në Kombëtare, madje aludohet edhe pjesëmarrja e tij në Europianin e Gjermanisë.

27-vjeçari po kalon formën e jetës me Sivasspor në Turqi, ku deri më tani në këtë sezon ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje.


Shtuar 24.02.2024 11:23