Rëndohet gjendja shëndetësore e Peles, rikthehet në kujdes intensiv në spital

Legjenda e Brazilit, Pele, u ri-pranua në kujdes intensiv pas operacionit për të hequr tumorin.

Pele u pranua në spitalin ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo pasi një tumor u gjet gjatë testeve rutinë dhe 80-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për ta hequr atë.

Pele është rikthyer në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Sao Paulo, ka raportuar ‘ESPN Brasil’ të premten.

Legjenda 80-vjeçare e futbollit brazilian ishte larguar nga spitali ‘Albert Einstein’ të martën pas një operacioni të suksesshëm për të hequr një tumor në zorrën e trashë të tij më herët në shtator.

Pasi u largua nga ‘ICU’ në fillim të kësaj jave, Pele tha në një mesazh për fansat në Instagram se ishte gati për “90 minuta, plus kohë shtesë”.

Pele ka vuajtur nga problemet e vitheve për vite të tëra dhe nuk mund të ecë pa ndihmë.

Vitet e fundit, ai gjithashtu i është nënshtruar procedurave të veshkave dhe prostatës.

Pasi u largua nga ‘ICU’ në fillim të kësaj jave, vajza e tij, Kely Nascimento postoi në mediat sociale për të konfirmuar se procedura ishte e suksesshme dhe se Pele nuk kishte asnjë dhimbje pas operacionit.

“Ai është i fortë dhe kokëfortë dhe me mbështetjen dhe kujdesin e ekipit brilant në Ajnshtajn dhe gjithë dashurinë, energjinë dhe dritën që bota po dërgon, ai do ta kalojë këtë,” tha ajo.

Pele fitoi Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil me 77 gola në 92 ndeshje. 


Shtuar 17.09.2021 22:40

Tags: ,