RËNDITJA/ Të gjitha ndeshjet e javës së 3-të në Superiore mbyllen në barazim (FOTO LAJM)

Kategoria Superiore uli siparin e javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022, ku ndodhi dhe diçka e veçantë, ku të gjitha ndeshjet e kësaj jave përfunduan në barazim.

Gjatë ditës së sotme u luajtën dy takimet e fundit të kësaj jave, ku Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2, skuadra kurbinase me këtë barazim renditet në vendin e 9 në kuotën e 2 pikëve, ndërsa verilindorët renditen në vendin e parë duke koleksionuar 7 pikë. Sfida tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut ku barazuan 1-1.

Me këtë barazim Egnatia renditet në vendin e 8 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Skënderbeu në vendin e 6 në kuotën e 2 pikëve.

Gjatë ditës së djeshme Partizani barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani me këtë ndalesë renditet në vendin e 7 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Vllaznia klasifikohet në vendin e 3 me 5 pikë të grumbulluara.

Gjatë ditës së shtunë u luajtën dy takime, Kastrioti-Tirana në stadiumin e qytetit të Kamzës ku barazuan 1-1, bardheblutë me këtë rezultat renditen në vendin e 5 me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 1 pike. Takimi tjetër ishte Teuta-Dinamo e cila përfundoi pa gola 0-0.

Me këtë barazim skuadra e Teutës renditet në vendin e 2 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 5 pikë.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË JAVËS SË TRETË NË KATEGORINË SUPERIORE:

Sot, e hënë, 27 shtator –

Laçi 2-2 Kukësi

Zarubica 69′, 90+5′ / Milunoviç 30′, Besa 58′

Egnatia 1-1 Skënderbeu

Pedro 16′ / Berisha 18′

E dielë, 26 shtator

Partizani 1-1 Vllaznia

Rrapaj 88′ / Da Silva 4′

E shtunë, 25 shtator

Kastrioti 1-1 Tirana

Karakaçi 41′ / Seferi 50′

Teuta 0-0 Dinamo

 

 


Shtuar 27.09.2021 17:01

Tags: