Nuk ka dyshim se Cristiano Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit.
Ndërsa edhe në moshën 36 vjeçare, ai vazhdon të konkurrojë me futbollistët më të mirë në qarkullim duke vënë rekord pas rekordi.
Në ndeshjen e parë grupore të Portugalisë në kuadër të ‘Euro 2020’, ai u bë futbollisti i vetëm që luan në pesë Kampionate Evropiane.
Për më shumë, CR7 theu rekordin golashënues me dy golat kundër Hungarisë duke kaluar Michel Platinin (nëntë gola) dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane (me 11 gola) – rekord që pritet ta zgjatë.
Në ndërkohë, më poshtë jua sjellim disa statistika të jashtëzakonshme të superyllit portugez:
Më së shumti gola në fazat finale: 11
Më së shumti gola në kualifikime: 31
Më së shumti ndeshje me së paku një gol: 8
Më së shumti ndeshje me së paku dy gola: 3
Më së shumti kampionate me së paku një gol: 5
Më së shumti kampionate më së paku tre gola: 2
Cristiano Ronaldo’s European Championship records:
Most goals – 11
Most goals in qualifying – 31
Most matches with at least one goal – 8
Most matches with at least 2 goals – 3
Most tournaments with at least one goal – 5
Most tournaments with at least three goals – 2#EURO2020 ? pic.twitter.com/vw1eV03Kuu— Goal (@goal) June 15, 2021