Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja flet për ndeshjen miqësore ku veçon vetëm paraqitjen e lojtarëve të rinj dhe del në mbrojtje të skuadrës.
“Të gjesh stimuj në këtë periudhë kur kanë përfunduar kampionatet është shumë e vështirë. Duhet të kemi respekt për këta djem shumë të lodhur pas një sezoni shumë të gjatë. Ka diçka pozitive rreth paraqitjes së të rinjve dhe këtë duhet ta veçojmë nga kjo ndeshje, ndërsa përsa i përket ndeshjes, mund të them që stimujt mungonin dhe kjo është e kuptueshme në këtë moment të vitit.
Arrijmë pak në zonën kundërshtare dhe kjo nuk më ka pëlqyer por duhet të kemi shpejtësi dhe cilësi. Ne nuk kishim forcën e duhur për të tentuar këtë sjellje. Më pëlqeu Bajrami në mbrojtje por edhe Muçolli, janë dy lojtarë që mund të kenë të ardhme në sluadër ashtu si edhe Mersinaj apo Çokaj.
Tani po monitorojmë lojtarë të tjerë që janë shumë të rinj për të luajtur në skuadrën e parë. Nëse gjejmë ata të duhurit që mund të na zgjidhin problemet në këto momente, nuk do të ishte aspak keq. Nuk do ta ndryshojmë skemën sepse skuadra është mësuar tashmë dhe ka shumë siguri me këtë mënyrë loje”.