Gigio Donnarumma refuzoi 8 milion eurot e Milanit, vendosi të mos rinovonte kontratën me klubin me të cilin debutoi në Serie A në moshën 16-vjeçare dhe u largua me parametra zero drejt PSG.
Një largim që shkaktoi zemërim te tifozët e shumtë të “Djallit”, teksa në Francë zbulojnë detaje rreth kontratës 5-vjeçare që portieri kampion Evrope me Italinë ka firmosur me PSG.
Salaire de 7 M€/an net pour Gianluigi Donnarumma ?? au PSG.
(L’EQUIPE)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) July 23, 2021
L’Equipe shkruan se 22-vjeçari do të përfitojë 7 milion euro në sezon tek ekipi i ri! Një shumë më e vogël se ajo që i ofroi Paolo Maldini, por në akord janë përfshirë shumë klauzola, duke nisur nga posti i titullarit, trofetë, por edhe sjellja dhe raporti me shokët e tifozët.
Nëse Donnarumma ia del të fitojë trofe, sidomos Champions League, fitimet e tij vjetore do të prekin shumë 10 milion euro, por për momentin fiton më pak se Keylor Navas (8.2 milion euro), rivali i tij për një posti titullari mes shtyllave.