Komiteti Olimpik i Francës ka refuzuar kërkesën e klubit Paris Saint-Germain për kartonin e kuq mbi Neymarin dhe Pesnel Kimpemben.
PSG do të luajë në finale të Kupës së Francës sonte me fillim nga ora 21:15 ndaj Monacos.
E këtë ndeshje pritet ta humbasë ylli i skuadrës nga kryeqyteti i Francës, Neymar dhe gjithashtu edhe qendërmbrojtësi Kimpembe.
Kylian Mbappe është i gatshëm pas lëndimit që kishte pësuar, ndërsa në vend të brazilianit mund të luajë argjentasin Maurco Icardi.
Ky mund të jetë trofeu i vetëm për Mauricio Pochettinon për këtë sezon, pasi mund Lille gjendet në vendin e parë në Ligue 1./