Në një intervistë për Marca, Luis Suarez kujtoi treshen legjendare të MSN:
“Messi dhe Neymar më ndihmuan të fitoja Këpucën e Artë. Leo më dha leje të ekzekutoja penalltinë në mënyrë që të fitoja çmimin, ai dhe Neymar më kërkonin gjithmonë në fushë. E vlerësoj shumë, asnjëri prej nesh nuk ishte arrogant, të tre ishim të lumtur”, shkruan albeu.com.
Messi, Suarez dhe Neymar kanë shënuar 364 gola dhe 171 asistime për Barçën në tre sezonet e tyre në klub. /G.D albeu.com/