Myrto Uzuni praktikisht fiton i vetëm ndeshjen për Ferencvaros në Kupën e Hungarisë.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut, me 6 gola të shënuar në fitoren e thellë 9-0 dhe lojtari kuqezi e nisi i vetëm me gola ndeshjen duke hapur rrugën e kualifikimit në raundin tjetër.
Plot 6 herë shënoi Uzuni, në 32’, 37’, 51’, 60’, 76’ dhe 82’ duke shënuar sigurisht një rekord dhe që e shtyn atë drejt një sezoni me dy shifra me gola të shënuar.
Forma e Uzunit do të ndihmojë edhe Edy Rejan të shikojë sërish nga sulmuesi beratas për ndeshjet e ardhshme të Tetorit për eliminatoret e Botërorit.