Reali për dy minuta përmbys Valencian dhe merr kreun (VIDEO)

Real Madrid merr në dorë frenat e La Ligas pas një fitore të “çmendur” në Mestalla  ndaj Valencias.

Në dukje një sfidë e qetë dhe shumë e ekuilibruar, sidomos pas fraksionit të parë pa gola dhe me ekipet e kujdesshme, pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë.

Fillimisht ishte Valencia që shënoi me Hugo Duro në 66’ dhe ky gol nxehu skuadrën e Ancelottit I cili edhe me zëvendësimet e duhura përmbysi situatën.

Fillimisht ishte Vinicius Junior i cili në 86’ barazoi me një gjuajtje të fortë. Pa kaluar 2 minuta, Valencia shokohet kur Benzema përfiton edhe pas një gabimi të portierit duke shënuar golin e përmbysjes së madhe për “los blancos”.

Kaq mjaftoi për të mbyllur sfidën 2-1 për Real Madrid që tashmë merr edhe I vetëm kryesimin.


Shtuar 19.09.2021 23:08