Një tjetër shtet heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta, kush bën përjashtim

Duke filluar nga nesër (20 shtator) Suedia ka vendosur ti ndalojë qytetarëve shqiptarë hyrjen në vend për qëllime jo-esenciale.

Bashkë me Shqipërinë nga lista e vendeve te sigurta jane hequr edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei.

Ky penalizim vjen si pasojë e pandemisë dhe rritjes së shifrave në Shqipëri.

Vendimi për ndalimin e hyrjes për gjashtë vendet është shpallur nga Ministria e Drejtësisë e Suedisë dhe do të hyjë në fuqi të hënën, më 20 Shtator.

“Qeveria ka miratuar ndryshimet në ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Suedi. Vendimi do të thotë që ndalimi do të rifutet për hyrje nga një numër vendesh në përputhje me rekomandimet e përditësuara të Këshillit të Bashkimit Evropian për udhëtime në Shtetet Anëtare të BE –së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Udhëtimi për qëllime thelbësore lejohet vetëm për ata që kanë një leje qëndrimi suedeze, udhëtarët që kalojnë tranzit nëpër territorin e Suedisë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, udhëtarët që kryejnë detyra thelbësore, studiuesit në kujdesin shëndetësor dhe mjekësor dhe personelin e moshuar.


Shtuar 19.09.2021 23:23