Real Madrid merr në dorë frenat e La Ligas pas një fitore të “çmendur” në Mestalla ndaj Valencias.
Në dukje një sfidë e qetë dhe shumë e ekuilibruar, sidomos pas fraksionit të parë pa gola dhe me ekipet e kujdesshme, pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë.
Fillimisht ishte Valencia që shënoi me Hugo Duro në 66’ dhe ky gol nxehu skuadrën e Ancelottit I cili edhe me zëvendësimet e duhura përmbysi situatën.
Fillimisht ishte Vinicius Junior i cili në 86’ barazoi me një gjuajtje të fortë. Pa kaluar 2 minuta, Valencia shokohet kur Benzema përfiton edhe pas një gabimi të portierit duke shënuar golin e përmbysjes së madhe për “los blancos”.
Kaq mjaftoi për të mbyllur sfidën 2-1 për Real Madrid që tashmë merr edhe I vetëm kryesimin.