Reali ofron Asension dhe 40 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të njohur

Real Madridi i ka bërë një propozim të madh skuadrës së Sevillas për qendërmbrojtësin Jules Kounde.

Madrilenët raportohet se kanë ofruar 40 milionë euro plus Marco Asensio për qendërmbrojtësin Jules Kounde.

Oferta e Madridit është në tavolinë pasi Ancelotti i ka kërkuar klubit që të përforcojë mbrojtjen me qendërmbrojtësin francez nga Sevilla.

Kujtojmë që Sevilla kishte refuzuar dy oferta nga Chelsea verës që shkoi, pasi që oferta bluve ishte shumë poshtë karshi asaj çfarë kërkonin spanjollët.

Kounde ka një klauzolë lirimi prej rreth 80 milionë eurove dhe një propozim i tillë si ky nga madrilenët mund t’i joshë andaluzianët që ta pranojnë ofertën. /h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 16:22