Reali në kaos para ndeshjes ndaj Atheltic Bilbaos, që do të zhvillohet në mbrëmje. Një jetër lojtar i skuadrës mbretorëre, i grumbulluar paraprakisht për këtë transfertë, do të hiqet nga lista. Bëhet fjalë për Sergio Arribas, i cili pasditen e djeshme shfaqi simptoma dhe iu nënshtrua një testi të shpejtë, që rezultoi pozitiv. Për rrjedhojë, nuk ka mundur të hipë në aeroplan me pjesën tjetër të ekipit si masë paraprake. Lojtari është mirë, me simptoma të ftohjes dhe i izoluar në shtëpinë e tij.
Përhapja e COVID-19 vazhdon të godasë Realin. Para ditës së sotme ishin tetë raste pozitive pasi u shtuan ato të Alabas dhe Iscos. Rodrygo, Asensio, Lunin, Marcelo dhe Bale janë gjithashtu të infektuar. Atyre duhet t’u shtohet edhe Davide Ancelotti, ndihmëstrajneri, të cilit iu desh ta shikonte ndeshjen kundër Cádizit nga shtëpia për këtë arsye. Modric gjithashtu rezultoi pozitiv, megjithëse kroati tashmë është negativizuar. Në rastin e tij, pasojat që ka lënë virusi nuk e lejojnë të jetë në 100%.
Në total, bashkë më Arriban, janë dymbëdhjetë lojtarë që Ancelotti nuk do t’i ketë sot përballë skuadrës së Marcelinos. Përveç të infektuarve, Carvajal dhe Ceballos kanë probleme muskulore dhe nuk do të jenë të gatshëm. As Casemiro, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh. /albeu.com