Në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve, Real Madrid mposhti me vështirësi Atleticon në derbin spanjoll, 2-1 në Bernabeu.
Los Blancos kaluan në avantazh pas katër minutash me Rodrygo, më pas kryevepra e Julian Alvarez rivendosi ekuilibrin në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë, një magji e Brahim Diaz solli në avantazh ekipin e Ancelottit, i cili mbajti epërsinë deri në fund. Kthimi në Metropolitano pas tetë ditësh.
Arsenali siguron kualifikimin në çerekfinale, duke fituar 7-1 ndaj PSV-së. Odegaard shkëlqen me një dygolësh, gol dhe asistim për Calafiori. Gjithçka e hapura mes Dortmundit dhe Lille, 1-1 në Signal Iduna Park.