Reali mposht me përmbysje Villarrealin, por titulli mungon këtë sezon (VIDEO)

Real Madrid dhe Villareal janë ndeshur në kuadër të ndeshjes së fundit të La Ligas.

Villareali në fakt pati një paraqitje dinjitoze, ku dhe arritën të shënojnë të parët.

Gerard Moreno dhuroi një asistim për Pino, 18 vjeçari i cili shënoi gol në min 20’.

Ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Benzema realizoi gol në min 57’, por që goli u anulua pas disa rishikimeve nga VAR-i.

Sidoqoftë, Benzema shënoi gol në min 87’ për të barazuar shifrat në “Alfredo di Stefano”.

Benzema u bë protagonist i golit të dytë, ku asistoi për Luka Modric në min 90+2.

Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Villareal.


Shtuar 22.05.2021 19:59