Luka Modric dhe Karim Benzema? Gjithçka është e qartë për të ardhmen e tyre. Nëse duan të qëndrojnë, ata do të qëndrojnë në Madrid për pjesën tjetër të karrierës së tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Toni Kroos dhe Nacho. Kjo është dëshira e klubit”, tha Carlo Ancelotti gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Real Betis.
Kontratat e lojtarëve të lartpërmendur skadojnë në vitin 2023. Më herët u raportua se Real Madrid synon të vazhdojë marrëveshjen me Karim Benzema. Pjesa tjetër e lojtarëve kanë një situatë tjetër: Kroos nuk është i sigurt se do të vazhdojë karrierën e tij dhe kontrata e re e Modric do të varet nga forma e tij këtë sezon.
Nuk dihet ende asgjë për të ardhmen e Naços. /albeu.com/