Real Madridi ka shpallur sot listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube, e cila nis më 14 qershor, ku skuadra do të drejtohet nga Xabi Alonso.
Mbretërit do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, për të finalizuar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Al Hilal të Arabisë Saudite, që do të luhet më 18 qershor në Miami.
Ekspedita madrilene do të përfshijë 34 lojtarë, mes të cilëve janë edhe ata që aktualisht po rikuperohen nga dëmtimet, si Eder Militao, Dani Carvajal, Ferland Mendy, Eduardo Camavinga dhe Antonio Rüdiger.
Xabi Alonso ka përfshirë në listë edhe dy përforcimet e reja të klubit: Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold.
Gjithashtu, tetë lojtarë nga akademia e të rinjve do të udhëtojnë me ekipin: Yousi, Fortea, Diego Aguado, Víctor Muñoz, Mario Martín, Chema dhe Gonzalo.
Trajneri i ri i Real Madridit e nisi karrierën e tij në Valdebebas këtë të hënë, ndërsa lojtarët që ishin te kombëtaret do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim.
📋 ¡Nuestra lista de jugadores inscritos para el Mundial de Clubes!@FIFACWC | #TakeItToTheWorld | #FIFACWC pic.twitter.com/W48Uua69wK
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 11, 2025