Chelsea po rivalizon PSG-në dhe Real Madridin për nënshkrimin e Leny Yoro, mbrojtësit francez që po konsiderohet si Rafael Varane i ardhshëm.
Chelsea ka qendërmbrojtësin francez në radarin e tyre, ndërsa edhe PSG po përgatitet të paguajë vlerën e tij prej 40 milionë eurosh, shkruan Fabrizio Romano.
Por, Real Madrid është ende favoriti për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar.
Yoro është quajtur ‘Rafa Varane i ardhshëm’ për stilin e tij agresiv të mbrojtjes dhe aftësinë e tij të fuqishme në ajër.
Ai është gjithashtu një lojtar me aftësi teknike mbresëlënëse me topin, pavarësisht se është vetëm 18 vjeç.
I riu ka ndihmuar klubin e tij Lille, të mbyll 19 ndeshje pa pranuar gol.
Real Madridi është i prirur për të nënshkruar me një mbrojtës verën e ardhshme, pasi Nacho nuk ofron shumë siguri dhe David Alaba po ka shumë lëndime. /Telegrafi/