“Los Blancos” ka marrë një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Elche.
Madrilenët shënuan në fillim në minutën e 22′ me Vinicius JR duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 63′ , Guti ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë vendasit me 10-të lojtarë.
Vinicius Jr dyfishon më pas rezultatin në minutën e 73′ pas një aksioni të bukur.
Për Elche golin e vetëm e shënoi Milla në minutën e 86′.
Real Madrid me këtë fitore ka kaluar në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve.H.LL/albeu.com