Raul i tregon Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë

Futbollisti legjendar i Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili është trajner i skuadrës së re të Real Madrid Castilla, u ka thënë drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet.

Raul ka pesë vite që është trajner i Castillas dhe sipas gazetës Bild, ai tashmë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani dhe për të vazhduar karrierën e tij si trajner.

Për sa i përket futbollit evropian, ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar në Schalke, nga i cili u transferua në Al Sadd në vitin 2012 dhe ai gjithashtu luajti për Neë York Cosmos, ku përfundimisht doli në pension në 2015.

Ai kaloi dy vite në Bundesligë, ndaj është njohur me futbollin atje dhe dëshiron të jetë trajner i një prej klubeve gjermane.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë emër klubi, por dëshira Raulit është të drejtoj një klub gjerman dhe të ndjek rrugën e Xabi Alonsos.

Raul ka veshur fanellën e Realit nga viti 1994 deri në vitin 2010 dhe në 741 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 323 gola dhe 133 asistime. /Telegrafi/


Shtuar 25.05.2024 12:06