Rasti i Novak Djokovic në Australi ka shkaktuar polemika të mëdha në botën e sportit dhe po ashtu një konflikt diplomatik mes vendit oqeanik dhe Serbisë.
Pasi numri një në botë në tenis, njoftoi se i ishte dhënë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open, “fluturoi” për në vendin organizator pa bërë publik statusin e tij të vaksinimit, por më pas u përball me autoritetet kufitare që i refuzuan vizën.
Sipas The Guardian, seanca për të vendosur për anulimin ose pranimin e vizës së Djokovic është shtyrë për ditën e hënë, kështu që serbi do të duhet të qëndrojë i izoluar në hotelin Park në Melburn.
Gjykatësi, Anthony Kelly u ka kërkuar avokatëve që të përgatisin apelimet e tyre gjatë fundjavës. r.t/albeu.com