Raportimi i gabuar i skautëve të Chelseat, bëri që të dështojë transferimi i Messit në Londër

Një raportim i hershëm i skautëve të Chelseat për Lionel Messin ka përfshirë një gabim të pafalshëm.

Në shkurt të vitit 2006, sulmuesi argjentinas udhëtoi në drejtim të Londrës për duelin që Barcelona asokohe do ta zhvillonte ndaj Chelseat në kuadër të 1/16-tave në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte hera e parë që shumica e tifozëve anglezë do të njiheshin me atë që më vonë do të shndërrohej në një ikonë të futbollit.

Messi kishte luajtur për ekipin e parë të Barcelonës vetëm për 16 muaj, por ishte cilësuar gjerësisht si një ndër lojtarët më të mirë në botën e futbollit.

Por para fillimit të ndeshjes me Chelsea, asistenti i atëhershëm, Andre Villas-Boas, kishtë përpiluar një raport skautimi mbi 18-vjeçarin Messi.

Sidoqoftë, një aspekt i raportimit doli të ishte i pasaktë, pasi pretendonte se Messi luan vetëm me këmbën e majtë.

“Kualitet dhe shpejtësi, por luan vetëm më këmbën e majtë. Saktësisht të njëjtat veprime si Ronaldinho, brenda linjave ose diagonaleve. E inkurajon ekipin të niset përpara duke vrapuar me topin, i mrekullueshëm në situatata një me një”.

“Nëse opsioni është për ta faulluar atë, është e rëndësishme ta bëni jashtë zonës së rrezikshme dhe sa më herët që është e mundshme pasi ai është rikuperuar nga një lëndim së fundmi”, thuhej në atë raport.

Messi, tani tetë herë fitues i Topit të Artë, ka shënuar 721 gola në karrierën e tij duke luajtur për klube të ndryshme si Barcelona, PSG dhe momentalisht tek Inter Miami.

Ndonëse Messi me të vërtetë pëlqen të luajë me këmbë të majtë, nuk është e vërtetë se ai nuk e përdor të djathtën, pasi ka shënuar 89 gola me këmbën e tij të djathtë, madje disa prej tyre në mënyrë spektakolare./Telegrafi/


Shtuar 26.01.2024 19:32