Të dielën në orën 12:30 Sassuolo e Bajramit dhe e Kumbullës pret në shtëpinë e saj Leccen e Ramadanit.
Të dy skuadrat nuk kanë siguruar ende matematikisht qëndrimin në Serie A edhe pse formacioni nga Salento duket në pozita më të qeta pasi falë 32 pikëve ndodhet në vendin e 13-të.
Sa i përket Sassuolos, formacioni në fjalë është në vendin e parafundit pasi në 32 javë ka grumbulluar vetëm 26 pikë.
Për këtë ndeshje mendohej se shqiptari i Lecces nuk do të ishte në fushë pasi prej ditës së martë nuk është stërvitur pasi është goditur nga faringiti.
Ditën e sotme mjekët e Lecces kanë programuar një tjetër vizitë për të parë nëse do të udhëtojë me grupin për në Rexho Emilia.