Ramadani flet pak para ndeshjes: Do të jetë e vështirë, jemi ekip i mirë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024).

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta.

Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë”, – tha ai.


Shtuar 15.06.2024 20:49