Adrien Rabiot tani është zyrtarisht një lojtar i lirë, pasi kontrata me Juvetusin i ka skaduar më 30 qershor.
Mesfushori francez po kërkon një klub të ri, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Sipas asaj që ka raportuar gazetari spanjoll Gerard Moreno, Rabiot i është vet ofruar gjigantit katlaunas Barcelonës.
Kontrata e francezit me Juventusin skadoi më 30 qershor. Tani, mesfushori është në kërkim të një klubi të ri.
Epo, jo ai vetë, natyrisht përfaqësuesit e tij po e trajtojnë këtë, pasi Euro 2024 është ende duke u zhvilluar.
29-vjeçari mund të luajë si mesfushor qendror dhe defensivë, gjë që thuhet se mund ta përdorin katalanasit.
Megjithatë, lojtari thuhet se pret një pagë të konsiderueshme, me 8 milionë euro që janë kërkesa e tij minimale.
Për kontekstin, vetëm tre lojtarë aktualë të Barçës – Frenkie de Jong, Robert Lewandowski dhe Ilkay Gundogan fitojnë më shumë se kaq.
Barcelona mund ta marrë yllin francez, vetëm nëse vendosin shitjen e mesfushorit Frenkie de Jong. /Telegrafi/