“Pushimet” për Milanin mbaruan, fillon cikli i ndeshjeve “BIG”

Milani momentalisht është ekipi më i fortë në Seria A, ku nga 30 pikë të mundshme ka grumbullar 28.

Edhe pse me probleme shumë me mungesat e lojtarëve, Milan ka arritur të impresionojë me rezultatet pozitive.

Gjithësesi cikli i ndeshjeve të lehta mbaroi, kështu që ekipi i Piolit do të përgatitet të përballet me ekipet “Big”.

Në ditën e fundit të tetorit do të përballet me Romën në Olimpico, më pas në datën 3 nëntor ndaj Portos në Champions League.
Pas 4 ditësh me portugezët , do të ketë përballë ekipin tjetër të Milanos, Interin më datë 7 nëntor.

CIklin e ndeshjeve të vështira i mbyll me Fiorentinën më datë 20 dhe me Atletico Madrid më 24 nëntor./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 15:39