Vllaznia ka dhënë një sinjal të qartë në “story”-n e publikuar në Instagram, ku në fushën stërvitore është shfaqur sulmuesi Rrok Toma.
Në këtë mënyrë merr konfirmim edhe raportimi i “Newsport.al”, sipas të cilit talenti lezhjan do t’i bashkohet ekipit shkodran për ndeshjet e Kupave të Evropës.
Të lidhura
None found
Ky afrim i përkohshëm e bën edhe më të kompletuar skuadrën kuqeblu përpara sfidës me Malishevën në raundin e parë të Conference League.
Me ardhjen e këtij lojtari, trajneri Edi Martini fiton alternativa shtesë në repartin e avancuar. Ndërkohë, Vllaznia po vijon përgatitjet në Slloveni, aty ku ndodhet aktualisht në fazën përgatitore.
