Gjermania luan ndaj Ekuadorit në raundin e tretë të Kampionatit Botëror, me ndeshjen që nis në ora 22:00.
Në këtë përballje, “Die Mannschaft” nuk do ta ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Nico Schlotterbeck, i cili u dëmtua në takimin ndaj Bregut të Fildishtë dhe nuk do të paraqitet më deri në përfundim të këtij kampionati.
Të lidhura
None found
Ndonëse e ka siguruar tashmë kualifikimin me gjashtë pikë, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka zgjedhur të mos bëjë lëshime dhe të aktivizojë futbollistët më të mirë që ka në dispozicion.
Në formacionin gjerman, Antonio Rudiger hyn në vend të Schlotterbeckut të lënduar, ndërsa Raum e nis nga fillimi këtë herë në vend të Nathaniel Brown. Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjtë krahasuar me ndeshjen e kaluar.
Nga ana tjetër, te Ekuadori e nisin nga minuta e parë edhe dy emrat kryesorë të ekipit, Willian Pacho dhe Moises Caicedo.
Formacionet zyrtare:
Ekuador: Galindez; Franco, Ordonez, Pacho, Hincapie; Yeboah, Vite, Caicedo, Angulo; Plata, Valencia.
Gjermani: Neuer; Raum, Tah, Rudiger, Kimmich; Pavlovic, Nmecha; Wirtz, Musiala, Sane; Havertz.
