Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD e mbështet pa asnjë rezervë protestën rinore qytetare dhe kërkesat që ajo ka paraqitur, ndërsa vlerësoi edhe letrën e firmosur nga 260 personalitete shqiptare në botë.
Sipas tij, pozicionimi i akademikëve, shkencëtarëve, profesorëve dhe ekspertëve të njohur përbën një bashkim domethënës të zërit të elitës shqiptare me atë të qytetarëve dhe të rinjve që po protestojnë.
Të lidhura
None found
“Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit”, thekson PD-ja.
Berisha e konsideron këtë mbështetje edhe si një apel të drejtuar për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, që të rreshtohen në krah të lëvizjes rinore.
“Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e shkaktuar nga ditktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve”, shkruhet ne njoftimin e PD.
