Publikohet VIDEO, shikoni momentin kur lojtari i Fiorentinës bie pa ndjenja në fushë

Një ngjarje tronditëse u regjistrua sot në minutat e parë të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serie A, teksa vetëm pak minuta pas fillimit të saj, sfida është ndërprerë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë.

Gjyqtari kishte anuluar një gol të “Zikaltërve” në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës së Inter arsyen pse.

Në këtë moment, mesfushori i Fiorentina, Edoardo Bove po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.

Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot. Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve.


Shtuar 1.12.2024 21:54