9 dhoma gjumi dhe 13 banja, Madonna blen shtëpinë 20 milionë dollarë të këngëtarit të famshëm (FOTO LAJM)

Ylli i pop-it, Madonna, ka blerë së fundmi shtëpinë e këngëtarit të famshëm, The Weekend, në Los Angeles. 62-vjeçarja ka shpenzuar rreth 20 milionë dollarë për super rezidencën, e cila ndodhet në “Hidden Hills” të Santa Monicas .

Shtëpia është aq e madhe sa përfshin 9 dhoma gjumi dhe 13 banje. Në banesë mbizotëron ngjyra e bardhë dhe duket se çdo gjë është perfekte.

Ndërkohë kujtojmë se Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve dhe së fundmi ka bërë tatuazhin e saj të parë.

Këngëtarja me famë botërore ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D  M, E, S. Përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.


Shtuar 15.04.2021 09:57