PSG refuzon ofertën e parë zyrtare të Realit për Mbappe?

Kylian Mbappe është një nga emrët më të përfolur në afatin kalimtar të transferimit të futbollistëve.

Pak minuta më parë, mediat spanjolle raportuan se Real Madridi ka dërguar ofertën e parë zyrtare prej 160 milionë eurove për Mbappen.

 

Megjithatë, televizioni publik francez TF1, raporton se PSG e ka refuzuar ofertën e spanjollëve.


Shtuar 24.08.2021 21:35