PSG i “thërret” mendjes, përgatitet për shitjen e Mbappe

Ekipi i Parsi Saint German ka bërë një nga merkatot më të mira të viteve të fundit pa dyshim, duke sjellur futbollistë si Messi, Ramos, Donnarumma, Wijnaldum e Hakimi dhe ata shpenzuan vetëm 60 milionë euro.

Por, sot RMC Sport ka raportuar se ata po mendojnë për shitjen e sulmuesit francez. Kylian Mbappe, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë dhe deri më tani nuk ka pasur zëra për vazhdim.

Sipas mediumit Francez, Real Madrid nuk ka bërë ofertë ende, të cilët janë të interesuar për të nënshkruar me francezin. Vetëm një skuadër ka drejtuar ofertë dhe ajo skuadër është nga Anglia.

Po ashtu mësohet se Richarlison shihet si zëvendësuesi i francezit.


Shtuar 23.08.2021 21:24