PSG-ja nuk dorëzohet, ofron 250 milionë euro për talentin 16-vjeçar të Barcelonës

Paris Saint Germain-i humbi ndeshjen e parë në Champions Ligë kundër Barcelonës dhe një nga lojtarët për të cilët janë të interesuar në kampin katalanas është Lamine Yamal.

PSG ka një ofertë prej 250 milionë euro gati për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Këtë e raporton Tuttosport.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta deklaroi javët e fundit se ai kishte refuzuar tashmë një propozim prej 200 milionësh për sulmuesin e lindur në vitin 2007, pa përmendur klubin e përfshirë.


Shtuar 14.04.2024 11:59