Merkatoja e janarit ka shumë emra të nxehtë në qarkullim.
Tashmë PSG ka kërkuar informacione rreth sulmuesit anësor të Barcelonës, Dembele.
Sulmuesi francez ende nuk ka rinovuar me ekipin spanjoll dhe kështu PSG është duke ushtruar presion për të fituar sherbimet e tij.
Dembele nuk ka patur një aventurë të ndritur me fanellën e Barcelonës, dëmtimet e tij nuk e kanë lejuar talentin të shpërthejë e të tregojë formën e tij më të mirë./ h.ll/albeu.com