Pse nuk i rezistoi humbjes Cristiano Ronaldo? Shiritin e kapitenit e hodhi dhe në një ndeshje tjetër

Pasi Portugalia pranoi një gol të vonuar nga Alvaro Morata dhe humbi 0-1 nga Spanja, Cristiano Ronaldo nuk mundi të rezistonte.

Sulmuesi i Manchester United, i cili luajti të gjitha 90 minutat, u tërbua pas fishkëllimës së fundit dhe hodhi shiritin e kapitenit në fushë.

Humbja kundër Spanjës e shtyu Portugalinë në vendin e dytë në grupin e Ligës së Kombeve dhe tani janë spanjollët ata që do të luajnë në play-off. /G.D albeu.com/


Shtuar 28.09.2022 20:45