Protagonist në eleminimin nga Championsi, Barcelona nxjerr në shitje Araujon

Humbja ndaj Paris Saint-Germain dhe eliminimi nga Champions League ka bërë që Barcelona të mendojë për të ardhmen e disa lojtarëve.

Mes tyre është edhe Ronald Araujo, i cili ishte një nga ‘fajtorët’ e humbjes së katalanasve, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Sipas Football Espana, mbrojtësi nga Uruguaji është një nga ata që me shumë mundësi do të shitet në merkaton e ardhshme verore, me Barcelonën që kërkon të rregullojë bilancet ekonomike.

Ndryshe nga disa muaj më parë, Araujo nuk cilësohet më i pashitshëm nga Barcelona, me spanjollët që i kanë vendosur edhe çmim.

100 milionë euro kërkon Barça për ta lënë të lirë 25-vjeçarin.

Shumë ekipe si Bayern Munich, PSG dhe Manchester United kanë interes për shërbimet e mbrojtësit, por Barcelona do t’i dëgjojë këto oferta vetëm nëse arrihet shuma e kërkuar.


Shtuar 21.04.2024 19:38