Pritej, Onana vendos përfundimisht të mos rinovojë me Ajax

Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Andre Onana. Portieri kamerunas nuk do të rinovojë kontratën me Ajaxin e cila përfundon verën e ardhshme duke vënë në alarm klubet e mëdha.

25-vjeçari pritet të rikthehet në nëntor nga skualifikimi 1-vjeçar për doping dhe pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Ajax, ai dëshiron një aventurë të re.

Arsenal, Tottenham, Inter janë në garë për shërbimet e tij, i cili ende nuk ka vendosur për ekipin e ardhshëm që gjithsesi nuk do të jetë Ajaxi.


Shtuar 30.09.2021 12:21