Pretendon se e përdhunoi, ish-modelja kërkon shifrën marramendëse nga Ronaldo (FOTO LAJM)

Ju kujtohet ngjarja e bujshme e vitit 2009, ku Cristiano Ronaldo u përfshi në një betejë ligjore me një ish-modele? Kjo e fundit pretendon e futbollisti portugez e ka përdhunuar në po atë vit në Las Vegas.

Ish-modelja  është Kathryn Mayorga, e cila tashmë kërkon nga futbollisti me famë botërore një dëmshpërblim prej plot 65 milionë euro, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit.

“Daily Mirror” ka publikuar së fundmi disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Kathryn Mayorga, e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”. Sipas akuzës këto akuza kapin shifrën marramendëse.

Kujtojmë se kjo çështje kaq e bujshme ka nisur që në vitin 2016 ku ish-modelja së bashku më avokatët e saj hapi një padi civile ndaj yllit portugez në Las Vegas. Më pas çështja u pushua me justifikimin se ajo ishte e “paaftë mendërisht”.

Ndërsa në vitin 2018 ishte vetë Ronaldo i cili në rrjetet sociale i mohoi akuzat duke shkruar: “Unë i mohoj vendosmërisht akuzat që më drejtohen mua. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje”.


Shtuar 30.04.2021 08:37