Presidenti i Llapit me akuza të rënda drejt FFK-së pas barazimit me Dukagjinin

Në klubin Llapi nuk kanë pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun.

Është kryetari i Llapit, Beqir Batatina që ka akuzuar rëndë FFK-në pas ndeshjes.

“Turp ju qoftë… Është mirë me na tregu cilën skuadër doni ta bëni kampion. A ka drejtësi oj FFK?”, shkruan Batatina në Facebook.

Llapi pas këtij barazimi, ka rrëshqitur në vendin e tretë në renditje. /Telegrafi/


Shtuar 14.04.2024 18:06