Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka kërkuar kryeministrit britanik Boris Johnson përjashtime, që klubet e Premier Leagues të lëshojnë lojtarët për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për vendet e listës së kuqe.
Klubet në Angli dhe Spanjë thonë se nuk do t’i lëshojnë lojtarët e tyre për ndeshje në vendet e listës së kuqe.
“Unë kam sugjeruar që të zbatohet një qasje e ngjashme me fazat përfundimtare të Euro 2020” ka deklaruar Infantino.
Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi për BBC Sport se Kryeministri e ka marrë letrën dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.