Premier League “flakë”, gati sulmi i fundit prej 250 milion eurosh

Tregu në Premier League është në flakë. Janë tre lojtarë që do të mbyllin të ardhmen e tyre. Njëri është nënshkrimi i Antony nga Manchester United. Nga Old Trafford do të arrinin 100 milionë euro për sulmuesin e Ajax-it. Lajm i keq për Cristiano Ronaldon…

Një tjetër temë e nxehtë është Fofana. Në Angli thonë se Leicester dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për lojtarin e ri francez. Skuadra londineze do të kontribuojë me 88 milionë euro. Do të bëhet zyrtare në orët në vijim.

Së fundi, rasti Paquetá. Braziliani këtë sezon do të luajë për Ëest Hamin. Hammers kanë arritur një marrëveshje me Lyon për një shumë pak më të lartë se 60 milionë./albeu.com