Igli Tare përgatit goditjen e madhe për Maurizio Sarrin. Pas Elseid Hysajt, drejtori sportiv i bardhekaltërve do të përpiqet të transferojë në kryeqytetin italian një tjetër dëshirë të trajnerit bëhet fjalë për Federico Bernardeschin i cili nuk ka shumë hapësira te Juventusi.
Sarri e pëlqen shumë futbollistin e kombëtares italiane të cilin e ka stërvitur edhe vetë te bardhezinjtë dhe ka shumë konsiderata për Bernardeschin.