Ish-drejtori i Kombëtares Spanjolle të Futbollit, Alber Luke, ka zbuluar historinë që fshihet pas zgjedhjes të bërë nga Lamine Jamal kur vendosi që të përfaqësonte Spanjën.
“Nuk është një rast i lehtë. Trajneri i Marokut dhe qeveria marokene u përpoqën ta bindnin, por kur bisedova me lojtarin më tha: ‘Dua të jem kampion Europe, jam nën presion nga të gjitha anët, por dua të luaj për Spanjën’”, rrëfen Luke në programin “El Larguero” të “Cadena SER”.
Të lidhura
None found
Ish-funksionari i Federatës iberike pranon se bisedat e bëra me babain e Jamal ishin edhe më të “frikshme”.
“Më tha se do ta vrisnin në Marok. Më tha disa gjëra për të cilat është më mirë të mos flas asgjë. Nëna e tij është personi ku Jamal mbështetet më shumë”, rrëfen Luke.
