Prag ndeshja me Spanjën, Hamsik: Kur Spanja ka qenë në vështirësi, i ka befasuar të gjithë

Reprezentuesi i Sllovakisë, Marek Hamsik ka folur për ndeshjen ndaj Spanjës.

Sllovakia do të përballet me Spanjën në kuadër të ndeshjes së fundit të Grupit E në “Euro 2020”.

Mirëpo, kapiteni i Sllovakisë, Marek Hamsik, ka deklaruar se Spanja kur është në vështirësi ajo befason të gjithë.

“Çfarë pres nga Spanja? Mendoj që do të jetë sikur Suedia e Polonia”, tha ai.

“E mbajnë topin, janë agresivë dhe dominojnë ndeshjen”, shtoi ai.

“Suedia dhe Polonia kanë rezistuar, mund ta bëjmë edhe në gjithashtu”, deklaroi Marek Hamsik.

 


Shtuar 23.06.2021 11:18