Ka përfunduar ndeshja mes Portugalisë dhe Ganës në kuadër të ndeshjeve të para në grup në Kupën e Botës, Katar 2022.
“Luzitanët” kanë arritur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 3-2, në një prej një ndeshjeve më të bukura deri më tani në këtë Botëror.
Gjithçka ka ndodhur në 45 minutat e dytë, pasi fraksioni i parë i lojës u mbyll në barazim pa gola dhe pa shumë raste të rrezikshme.
Cristiano Ronaldo do ta bëntë “sefte” në minutën e 65, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë të cilën e fitoi vetë, duke u bërë kështu lojtari i parë në histori që shënon gol në 5 kampionate botërore.
Festa e djemve të Dos Santos nuk do të zgjaste shumë, pasi kapteni Ayeë do të barazonte rezultatin në minutën e 73.
Ndërrimet e Portugalisë do të fillonin të jepnin efekt, pasi sulmet në portën e Ganës filluan të shtoheshin dhe goli i barazimit do të vinte vetëm 5 minuta më vonë me Joao Felix.
Vëtëm dy minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë me të sapofuturin në lojë, Rafael Leao.
Goli i 3 do t’i vendoste disi në gjumë portugezët që zgjohen shpejt pasi në minutën e 89, Bukari do të ngushtonte rezultatin.
Portugalia do të mobilizohej dhe të tregohej e kujdeshme në minutat e mbetura duke ruajtur avantazhin dhe marrë 3 pikët e artë që e dërgojnë në kry të Grupit H, aty ku e ndjekin Uruguaji dhe Koreja e Jugut me nga një pikë.
Shikonu KETU golat./albeu.com