Pogba vazhdon me sinjalet ndaj Juves, francezi përshëndet 2 ish-shokët e skuadrës

Sigurisht që në Torino do të kishin shpresuar që Pol Pogba të kishte thyer heshtjen për të thënë diçka më shumë lidhur me mundësitë që ai ka për t’u rikthyer te Juventusi, por me sa duket, edhe francezi ka parë ndeshjen e lamtumirës së dy ish-shokëve të tij te “Zonja e Vjetër” dhe i ka përshëndetur me nga një postim:

“Çfarë karriere fantastike. Ndihem i privilegjuar që kam ndarë fushën me ty, një lojtar fenomenal dhe një person edhe më i mirë”, shkroi mesfushori për Xhorxho Kielinin.

“Vëlla, je një fenomen në fushë dhe një fenomen jashtë saj. Është bukur që të kesh një mik si ty dhe të ndaja aq shumë momente te Juventusi. Shpresoj të të shoh shpejt”, ishte postimi për Dibalën.

Sinjale këto që tregojnë lidhjen e ngushtë të mesfushorit me Juventusin dhe ish-shokët e skuadrës te bardhezinjtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)


Shtuar 17.05.2022 20:04