Paul Pogba ëndërron një debutim të dytë për Juventusin në ndeshjen kundër Napolit më 13 janar. Kjo është data e rrethuar me të kuqe në kalendar, sipas Gazzetta dello Sport , e cila sot analizon rikuperimin dhe udhëtimin riatletik të francezit pas operacionit në meniskun e jashtëm të gjurit të tij të djathtë.
Pasi ka punuar i pavarur në Shtetet e Bashkuara gjatë pushimeve, që nga kthimi i tij në Torino, “Oktapodi” ka kryer seanca në palestër dhe në pishinë, duke rritur në mënyrë progresive ngarkesën e tij të punës.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, javën e ardhshme francezi do të kalojë në nivelin tjetër duke rifilluar punën në fushë, me kthimin në grup që pritet brenda 15 ditëve. Parashikime të sakta dhe të sigurta, megjithatë, nuk ka, duke qenë se si klubi ashtu edhe lojtari duan të kenë kujdes. Por, 13 janari ndaj Napolit mbetet një mendim fiks në mendjen e të gjithëve./ h.ll/albeu.com